Lajme
Drejtori Stavileci vizitoi Qendrën për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijës “Raba Voca” në Mitrovicë
- 15/02/2022
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2022/02/Drejtori-Stavileci-vizitoi-Qendren-per-Mbrojtjen-e-Gruas-dhe-Femijes-Raba-Voca-ne-Mitrovice.jpg)
Drejtori Stavileci vizitoi Qendrën për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijës “Raba Voca” në Mitrovicë
Drejtori i Drejtorisë së Administratës, Gëzim Stavileci, së bashku me udhëheqësin e Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Fitim Rama, sot kanë vizituar Qendrën për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijës – QMGF “Raba Voca” në Mitrovicë.
Në këtë takim ata janë mirëpritur nga drejtoresha e kësaj qendre, Fidane Hyseni, me të cilën kanë biseduar lidhur me shërbimet që i ofron kjo qendër, si dhe për kushtet dhe problemet me të cilat ballafaqohet ajo.
Nga kjo vizitë drejtori Stavileci ka ofruar përkrahjen e tij të plotë për të ndihmuar QMGF “Raba Voca” përmes thirrjes publike për mbështetje financiare e cila do të shpallet në ueb faqen zyrtare të komunës.