Lajme

Drejtori Stavileci ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR-it LMT të Zvicrës

  • 05/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtori i Drejtorisë së Administratës, Gezim Stavileci, ka pritur të premtën në takim përfaqësuesit e KFOR-it LMT të Zvicrës.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit për çështjet administrative lokale, si dhe shkëmbimi i ideve në këtë drejtim.

Fillimisht drejtori Stavileci ka falënderuar KFOR-in zviceran për kontributin e tyre në ruajtjen e sigurisë publike, si dhe përkrahjen që kanë për Komunën së Mitrovicës.

Ndërkaq përfaqësuesit e KFOR-it Zviceran ofruan bashkëpunimin e tyre të plotë në realizimin e projekteve të parapara që kanë të bëjnë me shërbimet administrative në Komunën e Mitrovicës.