Lajme

Drejtori Shabani vizitoi AMF-të në Zhazhë dhe Lipë

  • 10/05/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtori Shabani vizitoi AMF-të në Zhazhë dhe Lipë

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi i Komunës së Mitrovicës, z. Fahri Shabani, vizitoi Ambulancat e Mjekësisë Familjare në fshatrat e komunës së Zveçanit në Zhazhë dhe në Lipë, të cilat DSH-ja dhe QKMF-ja e Mitrovicës po i mbështesin prej disa muajsh me personel shëndetsor, barna dhe materiale mjekësore.

Drejtori Shabani, u prit nga stafi shëndetsor i ambulancave si dhe nga z. Liridon Peci, zyrtar për shëndetësi i Komunës së Zveçanit, që shoqërohej nga zyrtari për mirëqenie sociale z. Agron Kelmendi, dhe zyrtari për arsim z. Nazmi Kelmendi, të cilët falenderuan drejtorin Shabani për mbështetjen me personel shëndetsor dhe furnizimin me barna dhe material mjekësor nga Komuna e Mitrovicës për ambulancat e këtyre fshatrave.

Drejtori Shabani i siguroi përgjegjësitë e ambulancave, zyrtarët komunalë dhe përfaqësuesit e banorëve që kjo mbështetje do të vazhdojë dhe banorët nuk do të mbesin pa shërbime shëndetsore, sikur se në Zhazhë, Lipë ashtu edhe në Bistricë, Qabër dhe në Kodrën e Minatorëve deri në funksionalizimin e plotë të pushtetit lokal në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.

Po ashtu DSH-së, z. Fahri Shabani, i shoqëruar nga zyrtari i drejtorisë, z. Berat Jashari, me kërkesën e përfaqësuesve të komunitetit vizitoi edhe ShFMU “Isa Boletini” në Boletin ku u mirëpritën nga drejtori i shkollës z. Eshref Peci, me ç’rast u bisedua për përfshirjen e nxënësve të kësaj shkolle në projektin “Vizita sistematike mjekësore të nxënsëve të shkollave të Mitrovicës”.