Lajme
Drejtori Shabani dorëzon kontratat e punës për 26 të punësuarit e rinj të QKMF-së
- 13/12/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtori Shabani dorëzon kontratat e punës për 26 të punësuarit e rinj të QKMF-së
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjarë “Dr. Nexhat Çuni”, është mbajtur ceremonia e dhënies së kontratave të punës për 26 të punësuarit e rinj, ku nga sot në QKMF në Mitrovicë do të fillojnë punën; katër doktorë të Mjekësisë së Përgjithshme, tre doktorë të Stomatologjisë, nëntë Infermierë, katër Asistentë të Stomatologjisë, dy Teknikë të Farmacisë si dhe katër Teknik Laborantë.
Në këtë ceremoni i pranishëm ishte drejtori i Shëndetësisë, Fahri Shabani, drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, menaxhmenti i QKMF-së, stafi shëndetësor dhe personeli i ri shëndetësor.
Në fjalën e tij, drejtori Shabani, pasi ka uruar të punësuarit e rinj të QKMF-së duke iu dëshiruar suksese në profesionin e tyre, ka shtuar se personeli shëndetësor në Mitrovicë meriton respektin më të thellë, e kjo falë punës dhe angazhimit të tyre shumëvjeçar në trajtimin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e Mitrovicës.
Më tutje, nga drejtori Shabani është potencuar se gjatë këtij viti, në sektorin e shëndetësisë janë realizuar investime të mëdha, dukë përfshirë këtu renovimin e objekteve shëndetësore, rritjen e personelit shëndetësor si dhe rritjen e furnizimit me barna esenciale, duke premtuar që edhe gjatë vitit të ardhshëm shëndetësia do të jetë një ndër prioritetet e qeverisjes lokale.