Lajme

Drejtori Maxhuni zhvilloj takim me OSBE-në për vlerësimin e nevojave në luftimin e terrorizmit dhe parandalimin e ekstremizmit

  • 22/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share
Drejtori Maxhuni zhvilloj takim me OSBE-në për vlerësimin e nevojave në luftimin e terrorizmit dhe parandalimin e ekstremizmit
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, ka pritur në takim përfaqësuesen e OSBE-së në Mitrovicë, Shkendiza Kllokoqi Doroci.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesja e OSBE-së, znj. Doroci bëri të ditur që misioni i OSBE-së në Kosovë, është dujke e bërë një hulumtim rreth vlerësimit të nevojave për luftimin e terrorizmit dhe parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm që qojnë në terrorizëm.
Ndërsa, drejtori i DMSH-së, Bahtir Maxhuni, ka theksuar se Komuna e Mitrovicës, është e vetmja komunë në nivel të Kosovës, që ka të miratuar Strategjinë Komunale për Parandalimin e Veprimeve të Dhunshme.
“Ko strategji është zhvilluar që të plotësoj përpjekjet nacionale për parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, dhe synon që të mbrojë të rinjtë, familjet dhe komunitetin në përgjithësi nga pasojat shoqërore të shkaktuara nga ekstremizmi i dhunshëm, duke përfshirë in tolerancën fetare dhe izolimin e komuniteteve”, tha drejtori Maxhuni.
Më tutje nga drejtori Maxhuni u potencua se janë organet kompetente të cilat merren me trajtimin e dukurive të tilla, ndërsa niveli lokal ka më shumë rol mbështetës dhe informues.