Lajme
Drejtori Maxhuni viziton Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë
- 12/02/2022
- By RTV Mitrovica
Foto: Komuna e Mitrovicës
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, ka realizuar një vizitë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë ku është pritur nga major, Avni Zabeli dhe Shemsi Igrishta.
Qëllimi i këtij takimi ishte identifikimi i pikave kritike e të rreziqeve në komunën e Mitrovicës, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe parandalimit të dukurive negative.
Me këtë rast, drejtori Maxhuni ka ofruar gatishmërinë komunale për të thelluar bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe akterët e tjerë të linjës, në mënyrë që së bashku të kontribuojnë në krijimin e një klime të sigurtë për të gjithë.