Lajme

Drejtori Maxhuni vizitoi AME-në

  • 10/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtori Maxhuni vizitoi AME-në
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, realizoj një vizitë zyrtare me drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent /MPB të Republikës së Kosovës z. Fadil Kodra.
Në një ambient pune dhe mirëkuptimi reciprok, drejtori Maxhuni i cili fillimisht e falënderoj për mikpritje drejtorin e Përgjithshëm të AME-së, z. Kodra, ka shpalosur disa nga sfida më të cilat po ballafaqohet Komuna e Mitrovicës, respektivisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Fokus i këtij takimi ishte diskutimi rreth disa fushave përkitazi me vlerësimin e rreziqeve në nivel komunal, njësisë së zjarrfikësve, për planin operativ emergjent, funksionalizimin e qendrës operative emergjente lokale si dhe për rregulloren mbi vlerësimin e dëmeve.
Diskutime kishte edhe të natyrave dhe sfidave tjera, për pajtueshmëri ndërinstitucionale, ndërsa drejtori i Përgjithshëm i AME-s, z. Kodra u zotua se Komuna do të ketë të gjithë përkrahjen e nevojshme në realizimin e objektivave, po ashtu edhe në koordinimin e ndihmës se Agjencisë Menaxhimit Emergjent- MPB për Komunën e Mitrovicës brenda kornizave dhe afateve ligjore.
Ky takim kaloi në frymë shumë konstruktive ku të dyja palët u dakorduan që në koordinim të kryejnë punët dhe përgjegjësit që ju takojnë.