Lajme
Drejtori Maxhuni uron Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve
- 05/05/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtori Maxhuni uron Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve duke theksuar se me marrjen e këtij mandati, Komuna e Mitrovicës është përkujdesur si kurrë më parë që t’i forcoj kapacitetet e Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë.
Ai më tutje ka shtuar se me iniciativë të DMSH-së, dhe përkrahjen e kryetarit të komunës, Bedri Hamza, kemi planifikuar që të rritet mbështetja ndaj zjarrfikësve me pajisje dhe makineri të ndryshme të cilat do të lehtësojnë punën e tyre por edhe të rritet efikasiteti gjatë intervenimeve emergjente.
Po ashtu nga drejtori Maxhuni është potencuar se prioritet i drejtorisë mbetet sensibilizimi i qytetarëve për mënjanimin e rreziqeve nga zjarri dhe fatkeqësitë e tjera.