Lajme
Drejtori Maxhuni dhe komandanti Xhosha vlerësojnë se gjendja e sigurisë në Mitrovicë është e qetë dhe stabile
- 19/04/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtori Maxhuni dhe komandanti Xhosha vlerësojnë se gjendja e sigurisë në Mitrovicë është e qetë dhe stabile
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, gjatë ditës së sotme ka vizituar komandantin e Stacionit Jugor të Policisë në Mitrovicë, Ahmet Xhosha.
Gjatë këtij takimi është biseduar për gjendjen e sigurisë në Komunën e Mitrovicës si dhe bashkëpunimin në mes të dy institucioneve, ku u vlerësua se aktualisht gjendja e përgjithshme në këtë komunë është stabile dhe e qetë.
Komandanti Xhosha dhe drejtori Maxhuni treguan gatishmëri në rritje dhe intensifikim të bashkëpunimit në mënyrë që Komuna e Mitrovicës të jetë model në krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.