Lajme
Drejtori i inspeksionit dhe kryetari në ndihmë fshatërave të prekura nga zjarri
- 02/08/2021
- By RTV Mitrovica
Drejtori i inspeksionit, Fidan Ademi, së bashku me kryetarin e Komunës, Agim Bahtiri, kanë dalur në terren, së bashku me ekipin e zjarrëfiksëve gjatë përfshirjes së fushave nga zjarri në fshatin Koshtovë e Vllahisë.
Drejtori Ademi, përmes një postimi në rrjetin social të tij, ka njoftuar se ishin në vendin e ngjarjes për të dhënë mbështetje.
“Së bashku me kryetarin Agim Bahtiri posa dëgjuam për zjarrin në Koshtovë të Vllahisë të komunës së Leposaviçit shkuam në vend të ngjarjes! Banorët na falendëruan për mbeshtetje! Deri në ardhjen tonë zjarrfikësit nga Leposavici nuk kishin marrë ndonjë veprim. Bashkë me në erdhën edhe zjarrfikësit nga Komuna e Mitrovicës ku u koordinuan përmes kryetarit Bahtiri për një aksion që fillon tash për shpetimin e maleve të Shales. Shqiptarët në fshatrat e Veriut cdo herë do kenë mbështetjen tonë!”, u shpreh Drejtori i Inspeksioni, Fidan Ademi.