Lajme
Drejtori Feka mori pjesë në sesionin informues mbi Thirrjen për Projekt-Ide për Investime Kapitale
- 24/08/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtori Feka mori pjesë në sesionin informues mbi Thirrjen për Projekt-Ide për Investime Kapitale
Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm, Elvis Feka, mori pjesë në sesionin informues para-përgatitorë mbi thirrjen për projekt-ide për investime kapitale të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) në partneritet me UN-Habitat Kosovë.
Me këtë rast, drejtori Feka ka thënë se kjo punëtori është një mundësi e mirë që bashkërisht të diskutohen mundësitë për një zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik rajonal dhe në interes për komunat e Republikës së Kosovës.
Qëllimi i punëtorisë – sesionit informues mbi thirrjen për projekt-ide për investime kapitale është të eksplorojë të kuptuarit e elementeve kyçe të zhvillimit rajonal dhe zbatimin efektiv të tij në praktikë.