Lajme

Drejtori Elvis Feka viziton Zyrën e Punësimit dhe Qendrën për Aftësim Profesional

  • 26/07/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtori Elvis Feka viziton Zyrën e Punësimit dhe Qendrën për Aftësim Profesional

Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim, dhe Turizëm, Elvis Feka sot ka vizituar Zyrën e Punësimit në Mitrovicë. Gjatë vizitës drejtori Feka, theksoi se kjo agjenci ka nevojë të ketë bashkëpunim të ngushtë me institucionet lokale, në koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta që kanë për qellim ngritjen e punësimit dhe përmirësimit të gjendjes ekonomike në Mitrovicë.

“Kjo drejtori është themeluar me qëllim që të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik lokal dhe në të njëjtën kohë të përkrahim start-up bizneset e reja” ka shtuar ndër të tjerash Feka.

Ndërsa Drejtori i Zyrës së Punësimit në Mitrovicë, Besmir Salihu, falënderoi drejtorin Feka për vizitë në Zyrën e Punësimit duke theksuar se pjesa e bashkëpunimit me strukturën e qeverisjes lokale por edhe me akterët e tjerë, është mjaft e rëndësishme.

“Ne kemi fokus të përgjithshëm përmirësimin e punësueshmëris dhe aftësimit profesional, në theks te veçantë tek te rinjt por pa përjashtuar edhe grupet e tjera. Puna dhe aktiviteti i agjencisë është i destinuar për nevojat e njerëzve në nivel lokal. Të gjitha aktivitetet që kanë një vëllim dhe diversitet, sa i përkët masave dhe programeve qe ne kemi në dispozicion, ti shtrijmë dhe ti koordinojmë me akterë lokal dhe me digastere të linjës që i përgjigjen më së miri fushës që ne e mbulojmë” , është shprehu drejtori Salihu.

Drejtori Feka, i shoqëruar nga drejtori i Zyrës së Punësimit në Mitrovicë ka vizituar edhe Qendrën për Aftësim Profesional, ku u mirëprit nga drejtori i kësaj qendre, Ahmet Mustafa.

Edhe nga kjo vizitë, drejtori Feka ka potencuar se kjo qendër është mjaft e rëndësishme dhe duhet të kemi koordinim në promovimin e aktiviteteve të qendrës, e cila ofron një mori trajnimesh profesionale, diplomat e së cilës janë të njohura edhe në tregun e jashtëm të punës.