Lajme
Drejtori Brahimi priti në takim KFOR-in LMT të Zvicrës
- 26/01/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtori i Inspeksionit në komunën e Mitrovicës, Valon Brahimi, ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR-it LMT të Zvicrës të cilët janë me mision në Komunën e Mitrovicës në monitorimin e sigurisë.
Ky takim ishte i karakterit njoftues dhe të dy palët u dakorduan për një bashkëpunim korrekt në funksion të promovimit të paqes dhe ruajtjes së sigurisë publike në qytetin e Mitrovicës.