Lajme
Drejtoresha Valdete Idrizi priti në takim Zëvendës Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Komunës Veriore të Mitrovicës, z. Skender Sadiku
- 27/01/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtoresha Valdete Idrizi priti në takim Zëvendës Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Komunës Veriore të Mitrovicës, z. Skender Sadiku, me të cilin biseduan për mundësitë e bashkëpunimit rreth aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe sportive, e me fokus të veçantë tek rinia.
Pas diskutimit të frytshëm, ata u dakorduan për aktivitete të përbashkëta në një të ardhme të afërt. Bashkëpunimi dhe partneriteti me komunitetin dhe me të gjithë akterët relevant, janë çelësi i suksesit për çdo institucion po edhe me DKRS-në!
Zonja Idrizi për fund theksoi se do të angazhohet maksimalisht për të rinjtë e Mitrovicës, pasi që është një nga prioritetet kryesore të kësaj qeverisjeje!