Lajme
Drejtoresha Kadriu vazhdon me monitorimin e punimeve në institucionet shkollore
- 16/08/2023
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2023/08/367393257_675727261255467_2054732100101559816_n.jpg)
Drejtoresha Kadriu vazhdon me monitorimin e punimeve në institucionet shkollore
Drejtoresha e DKA-së, znj. Drita Kadriu, së bashku me stafin e saj kanë realizuar një vizitë në SHMLE “Hasan Prishtina”, për të monitoruar përgatitjet teknike për fillimin e vitit të ri shkollor.
Më këtë rast, drejtoresha znj. Kadriu është shprehur e lumtur që nga afër po monitorohen investimet e bëra nga DKA në disa institucione shkollore me ç ‘rast ka bërë të ditur se kushtet dhe mjedisi për pritjen e nxënësve në shtator do të jenë më se të kënaqshme.