Lajme
Drejtoresha Kadriu takoi drejtorët e shkollave të Komunës së Mitrovicës
- 31/01/2023
- By RTV Mitrovica
Drejtoresha Kadriu takoi drejtorët e shkollave të Komunës së Mitrovicës
Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, znj. Drita Kadriu, ka mbajtur takim të rregullt me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Mitrovicës.
Në këtë takim janë diskutuar disa çështje që ndërlidhen me përfundimin e gjysmë vjetorit të parë shkollor, si dhe për realizimin e planit dhe programit mësimor pas situatës së grevave.
Po ashtu drejtoresha znj. Kadriu së bashku me drejtorët e shkollave ka biseduar edhe për aktivitetet e shkollave për festën e pavarësisë me moton “Shteti im e ardhmja ime” dhe përgatitjet për shënimin e festës së 7 marsit.
Një ndër temat kryesore gjatë diskutimit ishte edhe realizimi i mësimit plotësues dhe shtues, me ç’ rast Drejtoria e Arsimit ka marr vendim që shkollat t’i shtojnë orët mësimore plotësuese dhe shtuese, në veçanti tek ato lëndë ku rezultatet e nxënësve kanë qenë më të ulëta.