Lajme

Drejtoresha Kadriu monitoroi punimet në shkollën fillore “Bislim Imeri” në Kçiq

  • 09/08/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoresha Kadriu monitoroi punimet në shkollën fillore “Bislim Imeri” në Kçiq

Drejtoresh e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, znj. Drita Kadriu, së bashku me stafin e saj kanë realizuar një vizitë në SHFMU “Bilsim Imeri “, në fshatin Kçiq për të monitoruar punimet të cilat janë duke u bërë në rregullimin e nyjeve sanitare, punët e hidroizolimit, ndriçimin dhe rregullimin e kulmit të shkollës.

Më këtë rast, drejtoresha znj. Kadriu është shprehur e lumtur që nga afër po monitorohen investimet e bëra nga DKA në disa institucione shkollore, ku përmes realizimit të këtyre projekteve do të përmirësohet dukshëm infrastruktura shkollore, do të ofrohen kushte më të mira për nxënës dhe rezultate më të kënaqshme në arsim.