Lajme

Drejtoresha Kadriu me telegram ngushëllimi për vdekjen e Erionit

  • 04/12/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoresh për Arsim në Komunën e Mitrovicës Drtia Kadriu ka dërguar një telegram ngushëllimi me rastin e ndarej nga jeta të daloshit, futbollistit e nxënësit mitrovicas Erion Kajtazi.

“Vdekja e Erionit në lule të rinisë, atëhere kur më së shumti pritje prej tij, është humbje e madhe jo vetëm për juve por edhe për shoqërinë tone,” ka shkruar Kadriu.

Më poshtë e gjeni telegramin ngushëllues të zonjës Kadriu të cilin e ka publikuar faqja zyrate e Komunës së Mitrovicës në Facebook.

Familje e nderuar Kajtazi,
Mësimdhënës të Gjimnazit “Frang Bardhi”,
Anëtarë të Klubit të futbollit “Trepça’89”,
Shokë dhe shoqe të Erionit,
Në emër të Drejtorisë Komunale të Arsimit, pranoni ngushëllimet me të sinqerta me rastin e vdekjes së papritur të Erionit tuaj dhe tonit.
Vdekja e Erionit në lule të rinisë, atëhere kur më së shumti pritje prej tij, është humbje e madhe jo vetëm për juve por edhe për shoqërinë tonë. Ai para së gjithash përfaqësonte të riun e edukuar, nxënësin shembullor në sjellje, shokun e mirë për shokë e shoqe, nxënësin e dalluar për mësimdhënësit dhe sportistin me talent premtues.
Profili i Erionit do të mbetet gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona si model për gjeneratat që vinë.
Sfidat e rënda që i sjellë jeta, janë sprova për ne të gjallët që dhimbjen ta kthejmë në motiv për ta ndritur më tutje shembëlltyrën e Erionit si nxënës, sportist e njeri i formuar në mënyrë shembullore.
Me dhimbje të thellë,
Drita Kadriu – DKA

Erion Kajtazi vdiq dje në moshën 17 vjeçare pas një arresti kardiak që pati derisa ishte duke luajtur në një ndeshje futbolli. Vdekja e tij ka tronditur gjithë Mitrovicën dhe Kosovën e sidomos komunitetin sportive të cilit I përkiste Erioni.
Varrimi i tij u bë sot në fshatin Zasellë të Mitrovicës.