Lajme

Drejtoresha Idrizi vazhdon me takime

  • 02/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Aktorët e teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë paten sot një takim me drejtoreshën e Kulturës në Komunë, Valdete Idrizi.

Idrizi theksoi se diskutimi me aktorë gjithmonë është i këndshëm dhe pozitiv, edhe atëherë kur flitet për vështirësi dhe kushte më të mira në teatër dhe në të njejtën kohë kërkon nivel të lartë bashkëpunimi, profesonalizmi dhe përgjegjshmëri.

Znj.Idrizi theksoi se i njeh shumë mirë këto nevoja bazike të aktorēve si ndriçimi, adaptimin e sallës për teatër, ngrohja dhe kërkesa të tjera elementare, për mbarëvajtjen e provave dhe shfaqjeve teatrale.

Znj. Idrizi u zotua se do të japë maksimumin që t’i përkrahë në mënyrë që qytetarët e Mitrovicës t’i shijojnë shfaqjet e tyre dhe qytetit të Mitrovicës ti kthehet nami i dikurshëm.

Ajo theksoi se shpejti do të fillojnë procedurat për plotësimin e pozitave udhëheqëse në Institucionet kyesore si Biblioteka e Qytetit “Latif Berisha, Muzeu i Qytetit, Teatri i Qytetit “Muharrem Qena”, Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” si dhe Palestra e Sportit “Minatori”.

Drejtoresha znj.Idrizi ka takuar sot edhe përfaqësuesit e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, OJQ RINAS, OJQ IBY dhe kompozitorin Ersan Januzi.