Lajme

Drejtoresha Idrizi priti në takim përfaqësueset e organizatës YARL

  • 31/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoresha Idrizi priti në takim përfaqësueset e organizatës YARL

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, ka pritur në takim drejtoreshën e organizatës “Youth are the real leaders- YARL”, znj. Kosovare Sadiku dhe asistenten e projekteve znj. Leunita Syla.

Në këtë takim drejtoresha Idrizi është njoftuar për punën e kësaj organizate ndër vite, e në veçanti për projektet në fushën e trashëgimisë dhe hapësirave publike.

Gjatë këtij takimi drejtoresha e DKRS-së, Idrizi, ka treguar për angazhimin e drejtorisë të cilën e udhëheq ajo në ofrimin e mundësive për të rinjtë e qytetit. Gjithashtu ajo ka ofruar gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me këtë organizatë në dobi të komunitetit dhe të rinjve të Komunës së Mitrovicës.

Në fund të dy palët u pajtuan që ekzistojnë mundësi të mëdha bashkëpunimi për nxitjen e qytetarisë aktive, kanalizimin e energjisë dhe potencialin e të rinjve përmes edukimit joformal dhe jo vetëm.