Lajme

Drejtoresha Idrizi priti në takim përfaqësues të Komitetit Paralimpik të Kosovës dhe klubet Paralimpike të Mitrovicës

  • 06/10/2022
  • By RTV Mitrovica
Share
Drejtoresha Idrizi priti në takim përfaqësues të Komitetit Paralimpik të Kosovës dhe klubet Paralimpike të Mitrovicës
Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, ka pritur në takim presidenten e Komitetit Paralimpik të Kosovës, znj. Njomza Emini, së bashku me bashkëpunëtorët e saj.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe kryetari i Federatës Paralimpike të Bocias, Luan Çabra, kryetarja e Federatës së Volejbollit ulën, Drilona Islami, përfaqësues nga klubet Paralimpike në Mitrovicë, kryetarja e klubit para bocia “Minatori”, Shpresa Rafuna, si dhe kryetari i klubit të para shenjëtarisë “Lumbardhi”, Muhamet Zhilivoda.
Përmes këtij takimi përfaqësuesit e klubeve kanë kërkuar mbështetje me pajisje sportive për klubet ekzistuese në Komunën e Mitrovicës dhe rregullimin e hapësirave ku mund ti zhvillojnë aktivitetet, me theks të veçantë për klubin e para bocias “Minatori”, pasi që shumë shpejt do të filloj kampionati i para bocias të Kosovës.
Ndërkaq drejtoresha e DKRS-së, Valdete Idrizi, ka falënderuar mysafirët për ndërkombëtarizmin e sportit Paralimpik dhe anëtarësimin në nivel global, duke u zotuar që drejtoria të cilën e udhëheq ajo do të përkrah klubet ekzistuese Paralimpike në Mitrovicë.