Lajme

DMSH përkujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve nga bora në fshatrat e Shalës së Bajgores

  • 07/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

DMSH përkujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve nga bora në fshatrat e Shalës së Bajgores
Pas borës së madhe që ka rënë këto ditë në rajonin e Shalës së Bajgores, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka qenë vazhdimisht në teren për tu përkujdesur që rrugët në ato pjesë të jenë të kalueshme.
Gjatë ditës së djeshme drejtori i DMSH-së, Bahtir Maxhuni, së bashku me zyrtarët komunal të kësaj drejtorie, përmes kompanisë së kontraktuar nga komuna janë përkujdesur për mirëmbajtjen dhe pastrimin e të gjitha rrugëve në fshatrat e Shalës së Bajgores.
“Dje gjatë tërë ditës, e deri në orët e vona të mbrëmjes kemi qenë në përkujdesje të mirëmbajtjes së rrugëve nga bora, me të vetmin qëllim, për të lehtësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve”, tha drejtori Maxhuni.