Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6121
DMSH-ja kërkon që të ndërpritet shfrytëzimi ilegal i materialit shkëmbor tek “Kërrshi i Kajushës” — RTV Mitrovica
Lajme

DMSH-ja kërkon që të ndërpritet shfrytëzimi ilegal i materialit shkëmbor tek “Kërrshi i Kajushës”

  • 24/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Shfrytëzimi i materialit shkëmbor tek “Kërrshi i Kajushës” në Mitrovicë, po i shqetëson banorët që frekuentojnë rrugën për në fshatin Lisicë.

E kjo po shihet si rrezik edhe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim sot ka pranuar disa shqetësime nga banorët që frekuentojnë rrugën për në fshatin Lisicë, respektivisht në vendin e quajtur “Kërrshi i Kajushës”, lidhur me shfrytëzimin e materialit shkëmbor në atë pjesë nga persona të papërgjegjshëm,” thuhet në një njoftim të Komunës së Mitrovicës

“Menjëherë pas marrjes së kësaj informate drejtori Maxhuni, së bashku me zyrtarët e kësaj drejtorie kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë parë nga afër se ka shfrytëzim ilegal të masivit shkëmbor, me të cilin rrezikohen jo vetëm qytetarët që frekuentojnë rrugën afër këtij masivi, por edhe shtëpitë që ndodhen aty afër. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim fton organet kompetente gjegjësisht Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale të marrin masa në parandalimin e rrezikut eventual që mund të shkaktoj ky shkëmb,” thuhet në njoftim.