Lajme
DKRS në Mitrovicë diskutim me përfaqësues të shoqërisë civile dhe nismave rinore
- 21/02/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi ka mbajtur një takim me përfaqsues të OJQ-ve, nismave rinore dhe aktivistë të shoqërisë civile.
Mbështetja për OJQ-të, trefishimi i buxhetit të DKRS-së, transparenca gjatë thirrjeve publike, krijimin e hapësirave për të rinjë, harimi i politikave rinore, rritja e aktiviteteve rinore, kulturore dhe sportive dhe tematika tjera u diskutuan në këtë takim.
“Qëllimi i këtyre diskutimeve është që të dëgjohet zëri dhe propozimet e vet përfaqësuesve të OJQ-ve, nismave rinore dhe aktivistë të shoqërisë civile”, thuhet në njoftimin e DKRS-së.
Takimet konsultative si ky do të jene të rregullta mujore, thon në DKRS, ndërsa kalendaret e aktiviteteve rinore, kulturore e sportive do të kordinohen në mënyrë që të kenë ndikim pozitiv sa më të madh.
Të rinjtë kanë kërkuar takim edhe me kryetarin Bedria Hamza, për çka drejtoresha Idrizi u zotua se do të realizohet së shpejti, pasi që kryetari zt.Hamza i ka top prioritet rininë dhe investimin në ta, thuhet në njoftim.