Lajme
DKA në Mitrovicë do të lansoj “e-shkollorin” për të gjitha institucionet edukativo-arsimore
- 06/05/2022
- By RTV Mitrovica
Në shkollat e Mitrovicës së shpejti do të aplikohet sistemi elektronik për menaxhimin e institucioneve arsimore “e-shkollori”.
Për ta prezantuar këtë platformë Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë mblodhi të enjten në takim të gjithë drejtorët e institucioneve edukativo – arsimore në komunë.
Platforma elektronike “e-shkollori”, do të shtrihet në të gjitha institucionet edukativo-arsimore të komunës së Mitrovicës, me mbështetjen e kryetarit të komunës, Bedri Hamza, u than ë taki.
“Platforma “e-shkollori’ është sistem për menaxhimin e institucioneve shkollore të arsimit para universitar dhe do të aplikohet për herë të parë në shkollat e Mitrovicës”, ka thënë Drejtoresha e Arsimit në komunë Drita Kadriu.
Në platformë do të kenë qasje të gjithë akterët e shkollës duke komunikuar dhe shkëmbyer informacionet e nevojshme, ku në sistem do të jenë të menaxhueshme rolet nga MASHT, DKA, Shkolla (drejtori, zv. Drejtori, koordinatori i cilësisë, sekretari, psikologu, pedagogu, mësimdhënësit, nxënësit, prindërit).
“e-Shkollori” është platformë e dizajnuar dhe zhvilluar për operimin e rregullt të procesit mësimor duke ndihmuar dhe mundësuar nxënësve ndjekjen e mësimit të rregullt dhe në distancë, kurse interaksioni në mes nxënësve dhe mësimdhënësve brenda platformës është i mundshëm në disa forma.
Në takim është diskutuar edhe për përgatitjet për përfundimin e gjysmëvjetorit të dytë (testet/vlerësimet e jashtme nacionale dhe ndërkombëtare: TIMS, PISA, Testi i Arritshmerisë, Testi i Maturës), zgjedhja e organeve të shkollës për vitin shkollor 2022/2023 dhe përgatitjet për pjesëmarrje në dëgjimet buxhetore për buxhetin vjetor 2023.