Lajme

DKA mbajti mbledhjen e rregullt me drejtor të shkollave

  • 29/08/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

DKA mbajti mbledhjen e rregullt me drejtor të shkollave

Drejtoria Komunale e Arsimit të kryesuar nga drejtoresha e DKA-së, znj. Drita Kadriu, ka mbajtur mbledhje të rregullt me drejtor të shkollave të komunës së Mitrovicës, ku u diskutuan këto pika të rendit të ditës: raporti i suksesit në gjysmëvjetorin e dytë si dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2023-24.

Gjatë këtij takimi u promovua edhe motoja e këtij vitit “Lexojmë dhe Shkruajmë për të kuptuar”.

Nga drejtorët e shkollave u ngritën shqetësime për vonesën e shpërndarjes së teksteve shkollore. Ndërsa DKA ka sugjeruar që shkollat të bashkëpunojnë në mes vete duke shkëmbyer librat e tepërta të klasave 6-9, me shkollat që kanë mungesë të tyre.

Ndërsa për librat e klasave 1-5 të gjejnë forma ti udhëzojnë prindërit për aplikim për libra në platformën e-Kosova.

Drejtoresha Kadriu, ka thënë se mungesa e librave këtë vit mund të shkaktoj fillimin e vitit shkollor me vështirësi.