Lajme
DKA mbajti mbledhje me drejtor të shkollave dhe mësimdhënës të TIK-ut
- 27/06/2023
- By RTV Mitrovica
DKA mbajti mbledhje me drejtor të shkollave dhe mësimdhënës të TIK-ut
Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, znj. Drita Kadriu, mbajti mbledhjen e radhës me drejtor të shkollave dhe mësimdhënës të teknologjisë së informimit.

Në këtë takim u shqyrtua pika e rendit të ditës për shfrytëzimin e platformës e-shkollori për aplikimin e nxënësve të klasave të 9-ta për regjistrimin në shkollat e mesme.
Ky aplikim është pilotuar nga muaji prill me nxënës, ku iu janë ofruar shpjegime të mjaftueshme dhe informacione për procesin e aplikimit.
Me pyetjet e tyre mësimdhënësit e TIK-u kontribuan që platforma të bëhet edhe më praktike.
Po ashtu u diskutuan edhe përgatitjet e shkollave për përfundimin e gjysmë vjetorit të dytë si dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.
Drejtoresha e DKA-së, znj. Kadriu, ka falënderuar të gjithë mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave që u angazhuan në testin e maturës, i cili përfundoj me një organizim të shkëlqyeshëm.