Lajme

“Ditët e Diasporës” – sonte e neser mbrëma koncert në Mitrovicë

  • 17/08/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Sonte e nesër mbrëma në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë do të mbahet koncert.

Ky aktivitet organizohet nga Drjetoria për Kulturë në kuadër të “Ditëve të Diasporës”.

“Në kuadër të shënimit të “Ditëve të Diasporës”, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka organizuar koncert festiv dy ditë radhazi për nder të bashkatdhetarëve të Komunës së Mitrovicës,” bëjnë të ditur nga Drejtoria për Kulturë.

Sonte do të performoj Alban Feka nga ora 21:00, ndërsa nesër nga ora 20:30 do të performoj solistja mitrovicase Teuta Kurti.