Lajme

Dita Botërore e Ping Pongut u shënua edhe në Mitrovicë

  • 06/04/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Dita Botërore e Ping Pongut u shënua edhe në Mitrovicë

Me rastin e Ditës Botërore të Ping Pongut, Federata e Ping Pongut të Kosovës në bashkëpunim me ITTF Foundation dhe klubet Kpp Priping gjatë ditës së sotme kanë mbajtur një aktivitet në sheshin e qytetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë qytetarë të shumtë të cilët po promovonin sportin e pingpongut, e disa ishin për herë të parë duke provuar këtë sport.

Gjithashtu këtij aktiviteti iu bashkua edhe nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, i cili po ashtu ka pasur rastin të luaj ping pong me qytetarë dhe profesionistë të këtij sporti.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të bashkojë entuziastët e pingpongut dhe qytetarët për të promovuar dashurinë për sportin, dhe në mënyrë ideale të angazhojë sportistë të rinj.

Vlen të theksohet se ky aktivitet i organizuar nga Federata e pingpongut të Kosovës do të zgjasë tërë ditën, ku do të ketë lojëra të ndryshme ndërmjet profesionistëve dhe lojtarëve jo aktiv të këtij sporti.