Lajme

Diskutim Publik për Kodin e Etikës në Komunën e Mitrovicës

  • 02/03/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Diskutim Publik për Kodin e Etikës në Komunën e Mitrovicës

Njoftohen grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara që të marrin pjesë në Konsultimin Publik për Projekt Kodin e Etikës në Komunën e Mitrovicës.

Diskutimi publik do të mbahet të premtën më dt. 17.03.2023 në Sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 14:00.

Njëkohësisht, grupeve të interesit dhe të interesuarit tjerë në afatin ligjor nga dita e publikimit të këtij njoftimi të gjitha propozimet, komentet, vërejtjet, sugjerimet dhe pikëpamjet mund t’i bëjnë përmes ueb faqes zyrtare të Komunës; https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/, ose tek Udhëheqësi i Burimeve Njerëzore, në e-mailin: bekim.sadiku@rks-gov.net, ose drejtpërdrejtë në Zyrën pritëse dhe Zyrën e Burimeve Njerëzore në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Projekt Kodin e Etikës për Komunën e Mitrovicës mund ta gjeni të publikuar në ueb faqen zyrtare të komunës https://kk.rks-gov.net/…/Draft-Kodi-i-Etikes-2023-3.docx