Lajme
DISKUTIM PUBLIK: Plani i Integritetit për Komunën e Mitrovicës së Jugut 2023 – 2026
- 07/12/2022
- By RTV Mitrovica
DISKUTIM PUBLIK
Plani i Integritetit për Komunën e Mitrovicës së Jugut 2023 – 2026
Njoftohen të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara që të marrin pjesë në konsultim publik, i cili do të mbahet ditën e enjte, me datë 15.12.2022, në Sallën e Kuvendit të Komunës, duke filluar nga ora 10:00 h.
Duke pasur në konsideratë rëndësinë për Hartimin e Planit të Integritetit, pjesëmarrja e publikut në këtë fazë të procesit është e nevojshme, prandaj qytetarët dhe të interesuarit e tjerë nga dita e publikimit të këtij njoftimi, të gjitha komentet, vërejtjet, sugjerimet dhe pikëpamjet mund t’i japin përmes e-mail adresave elektronike tek Kryetarja e Grupit Punues të Draft Planit për Integritet: teuta.selmani@rks-gov.net, ose në e-mail gezim.stavileci@rks-gov.net, pjesë e Grupit Koordinues në Hartim të Planit për Integritet.