Lajme
Diskutim Publik
- 15/03/2022
- By RTV Mitrovica
Diskutim Publik
Në sallën e Kuvendit Komunal në Mitrovicë me dt.23.03.2022 duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet Diskutimi i Dytë Publik për Draft Planin – Harta Zonale Komunale.
Andaj i ftojmë banorët e lagjes “Fidanishte” dhe “Iliridë”, që të marrin pjesë në këtë takim, ku përmes komenteve, propozimeve dhe vërejtjeve të kontribuojnë në kompletimin dhe rritjen e cilësisë së këtij plani, për një zhvillim të qëndrueshëm e në interes të përgjithshëm për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.
Njëkohësisht të gjithë qytetarët dhe të interesuarit e tjerë nga dita e publikimit të këtij njoftimi, të gjitha komentet, vërejtjet, sugjerimet dhe pikëpamjet mund t’i japin përmes Ueb Faqes së Komunës https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/ ose drejtpërdrejt tek zyrtari përgjegjës z.Nexhmi Hasani (email: nexhmi.hasani@rks-gov.net).