Lajme

Diçka për vaksinimin!

  • 10/11/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në Facebook u rikujton qytetarëve të Republikës së Kosovës se ata mund të vaksinohen në cilëndo qendër të vaksinimit në Kosovë, pa termin të caktuar paraprakisht.

“Qytetarët mund të vaksinohen në secilën qendër të vaksinimit kudo në Kosovë, pavarësisht se cilës komunë i takojnë me vendbanim.” Gjithashtu, këtyre ditëve është duke u bërë vaksinimi edhe përmes ekipeve mobile, për çka gjithashtu nuk duhet caktuar termin paraprakisht.

Mbrojtja nga simptomat e rënda të sëmundjes dhe nga vdekja për shkak të COVID është e shpejtë, e thjeshtë dhe falas, thuhet në njoftimin e Ministrisë.