Lajme
Dhurohen pajisje shtëpiake për 20 familje në Mitrovicë
- 30/09/2023
- By RTV Mitrovica

Dhurohen pajisje shtëpiake për 20 familje në Mitrovicë
Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Mitrovicë ka pranuar donacion nga shoqata humanitare “Bereqeti” si ndihmë për komunitetin lokal.
Ky donacion është dedikuar për 20 familje mitrovicase në asistencë sociale.
Nga ky numër, 10 familje kanë përfituar frigoriferë të nevojshëm për ruajtjen e ushqimit, ndërsa 10 familje të tjera janë pajisur me shporeta elektrikë.
Drejtoria për Mirëqenie Sociale se bashku me organizatën humanitare Bereqeti i kane verifikuar te gjitha familjet te cilat përfituan nga ky projekt ne mënyre qe te mbështeten ato familje qe me te vërtete kane nevoje.
Ky veprim humanitar tregon kujdesin për mirëqenien dhe mbështetjen e familjeve me gjendje te renduar ekonomike në Mitrovicë.