Lajme

Dhurohen pajisje mjekësore për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni”

  • 27/09/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Dhurohen pajisje mjekësore për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni”

Organizata “Islamic Relief Kosova”, ka dhuruar pajisje mjekësore për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni”, në Mitrovicë.

Në këtë ceremoni morën pjesë drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani, shefi i sektorit të Administratës dhe Financave në Drejtorinë e Shëndetësisë, Berat Jashari, drejtori i QKMF-së Dr. Fevzi Sylejmani dhe menaxhmenti i QKMF-së, të cilët mirëpritëm delegacionin e organizatës Islamic Relief Kosova, në krye me Albulena Gashi, menaxhere e programeve dhe Blerim Gashi.

QKMF në Mitrovicë, falë bashkëpunimit të ngushtë me organizatën Islamic Relief Kosova ka përfituar 10 aparate të oksigjenit, në vlerë prej 6,300 euro.

Me këtë rast, drejtori Shabani ka falënderuar përfaqësuesit e Islamic Relief Kosova për projektet e realizuara në Komunën e Mitrovicës, me theks të veçantë për Drejtorinë e Shëndetësisë.