Lajme
Dhurata për nxënësit e shkollave në Selac e Kaçanoll
- 30/12/2021
- By RTV Mitrovica
Nënkryetari i komunëssë Mitrovicës, Arian Tahiri, të enjten ka vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Dëshmorët e Kaçanollit” në fshatin Kaçanoll, si dhe shkollën “Bislim Halimi” në fshatin Selac të Mitrovicës.
Me mësimdhënësit e këtyre shkollave ka bashkëbiseduar për kushtet dhe vështirësitë që i kanë hasur ata përgjatë këtij viti.
Përveç vizitës nënkryetari Tahiri u ka shpërndarë dhurata të gjithë nxënësve për nder të festës së Vitit të Ri, duke u uruar atyre një vit më të mbarë dhe me plotë suksese të arritura.