Lajme
Dëmtohet gypi kryesor, një pjesë e fshatrave të Vushtrrisë mbesin pa ujë
- 20/11/2022
- By RTV Mitrovica
Si pasojë e dëmtimit të gypit kryesor furnizues, pa ujë të pijes kanë mbetur fshatrat: Nedakoc, Sfaraqak, Pestovë, Novosellë, Lum i Madh, Stanofc Epërm dhe Stanofc i Ulët.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica.
“Riparimi i gypit të dëmtuar parashihet të filloj nesër në mëngjes dhe shpresojmë që deri në orët e pasditës të sanohet problemi dhe të rikthehet furnizmi me ujë të pijes për këto fshatra”, thuhet në njoftim.
Nërsa në një njoftim të mëhershëm KRU Mitrovica apelon tek qytetarët që të kenë kujdesë gjatë kohës së vërshimeve.
“Duke pasur parasysh se reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që toka të përmbytet nga uji e me të edhe pusetat e ujëmatësve dhe pustetat tjera të jenë të mbushura me ujë të ndotur. Në një situatë të tillë ka mundësi që uji i shiut nga pusetat tuaja të depërtoj përmes ndonjë vrime potenciale në rrjetin tuaj të furnizmit. Në këtë rast uji i pijes të cilin e konsumtoni ju mund të kontaminohet me ujë të papastër.”
Në në këso situate REKOMANDOHET që uji i pijes të vlohet para përdorimit në mënyrë që të shmangen situata të pa dëshirueshme. Ndërsa në rast se vëreni se uji i pijes është i turbult gjë që vërehet me sy, rekomandohet që i njejti të mos përdoret për pije.
Ujësjellësi lutë konsumatorëy të cilët posedojnë furnizim të dyfisht; ujësjellës dhe pus (bunar) të sigurohen që uji nga pusi mos të kthehet në sistem të ujësellësit pasi që i njejti mund të ndikoj në kontaminimin e ujit të pijes jo vetëm tek shfrytëzuesi por edhe tek fqinjët e tyre.