Lajme
Delegacioni turk viziton Komunën e Mitrovicës
- 20/06/2023
- By RTV Mitrovica

Delegacioni turk viziton Komunën e Mitrovicës
Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, znj. Vesa Broja, së bashku me drejtorin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, z. Ferdi Kadriu, sot kanë pritur në takim delegacionin turk në krye me kryetarin e Platformës të Shoqatave, z. Mehmet Aydogan, kryetarin e Federacionit Ndërkombëtar të “Giritler”, z. Zafer Yusuf Guzelkasap, kryetarin e degës të Ballkanit të Platformës së Shoqatave, z. Mustafa Ulu dhe pronarin e firmës Agronom, z. Abdurrahman Doruk.
Gjatë këtij takimi delegacioni turk kanë shprehur interesimin për të realizuar investime ne fushën e agroekonomisë dhe mbështetjen e grave ndërmarrëse.
Kryesuesja znj. Broja, i falënderoi për vizitën dhe gatishmërinë duke i premtuar bashkëpunim për projekte në vazhdim.
Tutje, drejtori z. Kadriu, shpalosi gjendjen e bujqësisë dhe i njoftoi për potencialet bujqësore që i posedon Komuna e Mitrovicës.