Lajme
Deklaratë e Kryetarëve të Mitrovicës, Vushtrrisë e Skënderaj në prag të zgjedhjeve lokale
- 31/07/2021
- By RTV Mitrovica
Kryetarët e Mitrovicës, Vushtrrisë e Skënderaj kanë zhvilluar një takim të përbashkët në prag të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, ku kanë diskutuar për mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale.
Kryetari Bahtiri, Jashari e Tahiri i kanë ofruar gjithë mbështetjen logjistike KKZ-ve në mënyrë që zgjedhjet të organizohen sa më mirë.
Të tre Kryetarët po ashtu ftojnë mediet lokale që në prag të zgjedhjeve, por edhe gjatë fushatës të jenë të paanshme e të informojnë publikun drejtë për të gjitha zhvillimet në komunat e regjionit 02.
Në këtë drejtim, Kryetari Bahtiri, Jashari e Tahiri shprehin shqetësimin e tyre për disa portale si “Jepi zë” që në javët e fundit me shkrime të pabazuara e tendencioze janë vënë në shërbim të përhapjes së lajmeve të pabazuara që dezinformojnë qytetarin e publikun.
Kryetarët e Komunave mirëpresin bashkëpunimin me portalet e mediet lokale por nuk i nënshtrohen shantazhit që ka për qëllim përfitim material në funksion të ‘lajmeve pozitive’.