Lajme
Covid-19: Në ShSKUK trajtim mjekësor po marrin 49 pacientë
- 12/01/2022
- By RTV Mitrovica
49 pacientë janë në trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosoës, prej tyre 23 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 26 post-Covid, thuhet në një njoftim të ShSKUK-së në Facebook.
Sipas këtij njoftimi me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka asnjë pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient post-covid
Në këtë njoftim nuk raportohet nëse ka ndonjë pacient me a po post COVID -19 që po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë.