Lajme

Çfarë u diskutua sot mes policisë e përfaqësuesve të transportit publik në Mitrovicë?

  • 28/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Shefi i Njësisë së komunikacionit Rrugor në Policinë e Mitrovicës Kapiten Halil Fejza ka mbajtur sot një takim me përfaqësuesit e transportit publik të udhëtarëve.

Në këtë takim është diskutuar rreth sigurisë në trafikun rrugor, aksidentet në komunikacion, për automjetet e transportit publik të udhëtarëve dhe gjendje teknike e tyre, ndalja e autobusëve në vendet ku nuk është e lejuar dhe pengesat e tyre në trafikun rrugor, si dhe respektimi i masave Covid19 të përcaktuara me ligj.

“Realizimi i këtij aktiviteti edhe një herë dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë për vetëdijesim dhe ngritje të sigurisë në trafikun rrugor, ku dhe të gjithë pjesëmarrësit-përfaqësuesit e transportit publik të udhëtarëve u zotuan që do të vazhdojnë bashkëpunimin në parandalim të aksidenteve në trafikun rrugor, duke respektuar rregullat dhe shenjat e trafikun”, thuhet në njoftimin për medie të policisë në Mitrovicë.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të kenë kujdes dhe t’u përmbahen rregullave të përcaktuara me Ligjin për Sigurinë në Trafik.