Lajme

Çertifikohen 22 fermerë në Komunën e Mitrovicës

  • 26/10/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Mitrovicës ka çertifikuar 22 fermerë të komunës të cilët kanë ndjekur trajnime profesionale.

Me këto çertifikata janë shpërblyer dy fermerë që kanë ndjekur trajnime profesionale në bletari, katër fermerë në përpunim, nëntë në perime dhe shtatë në blegtori.


Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, ka falënderuar organizatën IADK për trajnimin e fermerëve dhe bashkëpunimin e mirë që kanë, derisa fermerëve u ka dëshiruar suksese në punën e tyre.