Lajme
Broja e Mikullovci dakordohen për bashkëpunim në mes të dy institucioneve
- 09/02/2022
- By RTV Mitrovica
Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, Vesa Broja, sot ka pritur në takim drejtoreshën Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Afërdita Mikullovci.
Në këtë takim ishin të pranishme edhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim, Drita Kadriu, drejtoresha e Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Igballe Islami, si dhe drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi.
Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i mundësisë për bashkëpunim në projekte të mundshme të përbashkëta në mes të Kuvendit, drejtorive komunale, si dhe Stacionit Jugor të Policisë në Mitrovicë