Lajme
“Boletini n’plis të bardhë”
- 22/11/2023
- By RTV Mitrovica
Një ngjarje e veçantë kulturore e pret Mitrovicën këtë vikend.
Bëhet fjalë për edicionin e parë të Festivalit Mbarëkombëtar i Folklorit “Boletini n’plis të bardhë”.
Festivali do të ofrojë një shou emocionues me performanca të rralla folklorike nga grupet mbarëkombëtare.
Kjo ngjarje do të mbahet në sallën e sporteve OMISPORT, prapa objektit të Komunës në datat 25-26 nëntor 2023, nga ora 17:00.