Lajme
Bibliotekës së qytetit “Latif Berisha” ju dhuruan dhjetëra tituj nga sfera e medias
- 04/05/2022
- By RTV Mitrovica
Me iniciativë të gazetarit Muharrem Vojvoda, bibliotekës së qytetit “Latif Berisha” në Mitrovicë ju dhuruan dhjetëra tituj nga sfera e medias.
Dhurimi i librave është bërë nga Alban Zeneli, profesor në Fakultetin e Filologjisë – Dega Gazetari. Zeneli ka thënë se kjo iniciativë është vetëm fillimi sepse kohë pas kohe do të dhurohen libra të tillë meidatik duke pasuruar kështu Bibliotekën e Qytetit si dhe duke ju mundësuar studentëve që studiojnë gazetarinë të kenë material të nevojshëm për lexim.
Ndërsa gazetari mitrovicas Vojvoda shtoi se me pasurimin e bibliotekës me këta tituj, uron që vështirësitë që i ka hasur ai si student, mos t’i hasin studentët e ardhshëm të gazetarisë nga Mitrovica