Lajme
Biblioteka e Qytetit “Latif Berisha” vazhdon të punoj nga ora 08:00 deri në 20:00
- 24/08/2022
- By RTV Mitrovica
Biblioteka e Qytetit “Latif Berisha” vazhdon të punoj nga ora 08:00 deri në 20:00
Në mënyrë që studentëve të Komunës së Mitrovicës të ju ofrohen më shumë kushte dhe mundësi për tu përgatitur për provimet e afatit të shtatorit, biblioteka e qytetit “Latif Berisha”, po vazhdon punën e saj me orar të zgjatur, ku të gjithë studentët kanë mundësi që hapësirat e kësaj biblioteke ti frekuentojnë nga ora 08:00 deri në ora 20:00.
Ky orar i punës do të vazhdoj edhe përgjatë muajit shtator.
Të gjithë studentëve ju dëshirojmë lexim të këndshëm dhe suksese në provime.