Lajme

“Bereqeti” shpërndanë 988 pako ushqimore për familjet nevojtare në Mitrovicë

  • 24/06/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Shoqata Humanitare “Bereqeti” gjatë këtij muaji ka bërë shpërndarjen e gjithsej 988 pakove ushqimore për familjet me asistencë sociale të Komunës së Mitrovicës, me mbështetje të Qeverisë së Kosovës në kuadër të rimëkëmbjes ekonomike.

Këto pako ushqimore janë dhuruar për familjet me asistencë sociale, familjet që i takojnë kategorive të dala nga lufta dhe familjet në nevojë.

Drejtoresha e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe Integrime Evropiane në komunë, Drita Ibrahimi, ka falënderuar Shoqatën Bereqeti dhe stafin e saj për ndihmën e dhënë ndaj familjeve që kanë nevojë sociale në Mitrovicë.