Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6121
Baleti Kombëtar i Kosovës sjellë në Mitrovicë shfaqjen “EXIL” — RTV Mitrovica
Lajme

Baleti Kombëtar i Kosovës sjellë në Mitrovicë shfaqjen “EXIL”

  • 16/11/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Të enjten më 17 nëntor në orën 20:00 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë vjen shfaqja ‘EXIL’ me koreografi të Eno Peçit, prodhim i Baletit Kombëtar të Kosovës.

Njoftimi është bër nga Komuna e Mitrovicës.

Për shfaqjen:

Eksodi ndan popujt dhe klanet. Familjet janë copëtuar. Prindërit i dërgojnë fëmijët e tyre jashtë vendit për t’u mundësuar atyre një të ardhme më të mirë. Ndonjëherë fëmijët kanë sukses – shpesh jo. Bandat pasurohen nga mjerimi i të arratisurve dhe i sjellin në situata edhe më të këqija. E ardhmja nuk është kudo e mundur. Koreografia e Peçit tregon për familjet e shkatërruara, për fëmijërinë e humbur, për nënat e braktisura që kërkojnë kuptim në mërgimin e fëmijëve të tyre.