Kulture

Asociacioni i Teatrove Publike të Qyteteve të Kosovës mblidhet në Mitrovicë

  • 11/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Asociacioni i Teatrove Publike të Qyteteve të Kosovës sot ka mbajtur takimin e radhës në ambientet e Komunës së Mitrovicës, ku nikoqir i këtij takimi ishte Teatri “Muharrem Qena”.

Ky takim është realizuar me ftesë të kryetarit të këtij asociacioni z. Sabit Sheremeti, ud i drejtorit të teatrit të Mitrovicës “Muharrem Qena”.

Në këtë takim morën pjesë edhe drejtoresha për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Igballe Islami, si dhe drejtorët nga Drejtoria për Kulturë dhe Drejtoria e Financave nga Komuna e Gjakovës, Pejës, Podujevës, Ferizajt dhe Vushtrrisë.

Qëllimi i këtij takimi ishte gjetja e modaliteteve të unifikuara nga teatrot për mënyrën e pagesës së projekteve teatrore për vitin 2022, kjo për arsye se në shumicën e teatrove auditori ka gjetur shkelje në procedurat e pagesave.

Pas diskutimeve të zhvilluara, të pranishmit u dakorduan që të përgatitet një kërkesë lidhur me këtë çështje dhe të adresohet në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Ministrisë e Financave. Ndërsa deri sa të marrin përgjigje nga këto ministri gjegjëse të vazhdohet procedura e pagesave ashtu siç ka vepruar Teatri i Mitrovicës.