Lajme
Arrestohet një person në Vushtrri
- 15/02/2022
- By RTV Mitrovica
Një 43 vjeçar është arrestuar nga policia pasditën e së hënës në Vushtrri.
Mësohet se i njejti derisa ishte duket drejtuar një mjet mjet bujqësor (traktor) kishte pasur një fjalosje me një pjesmarrës në trafik rreth përparësisë së kalimit ku më pas kishte nxjerrë armën të cilën e kishte mbushur në vend publik.
Pas kësaj fjalosje, i dyshauri kishte vazhduar rrugën mirëpo është identifikuar dhe ndaluar nga policia. I është gjetur edhe arma për të cilën policia tha se e kishte fshehur nën ulësen e drejtuesit të mjetit.
I dyshuari A.A., 43 vjeçar, është arrestuar ndërsa arma (pistoletë) me një karikator dhe dy fishekë janë konfiskuar në cilësi të provave materiale. Pas procedurës intervistuese, ndaj tij është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprave penale: ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa-autorizuar i armëve” dhe ,,Përdorim i armës ose mjetit të rrezikshëm”. Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. “